×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 16:36

    Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, u ngarkua me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re.


    Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars.

    I dyshuari kryesor i sulmeve, Tarrant, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristçërçit më 5 prill, përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland.

    Pas sulmeve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vendim që ky vend t’i ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim.

    Tarrant e ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook aktin e tij.

    Facebook ka thënë se videoja e sulmuesit është shikuar më pak se 200 herë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe rreth 4,000 herë përpara se është hequr nga rrjeti social.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!