×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesi i Zelandës del para gjykatës, gjatë gjith kohës me duar bënte këtë shenjë – cili është kuptimi

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 10:58

    Brenton Tarrant, 28 vjeçi që la të vdekur 49 persona në dy xhami në Zelandën e Re, e mbi 40 të plagosur, sot doli para gjykatës.

    Tarrant, i cili refuzonte të flasë dhe rrinte me kokë ulur, shfrytëzonte vetëm gishtërinjtë si sinjal për “OK”, transmeton Reporteri.net

    Ky sinjal me gishtërinj që përdori Tarrant siç edhe shihet në foto, përdoret nga grupe të famshme “të fuqisë së të bardhëve” anembanë botës, apo ndryshe njihet si përshtatje nga supermarcistët e bardhë.

    Avokati i tij, që u paraqit bashkë me të në Gjykatën e Lartë, asnjëherë nuk kërkoi lirimin e tij me kusht.

    Al Jazeera raporton se gjatë gjithë kohës, Tarrant mbante kokën ulur, qeshte dhe përdorte sinjalin “OK” me duar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!