×
  • Lajme
  • Botë

    Të gjithë kundër, por Rusia cakton çmimin për vaksinën anti-Covid

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 15:45

    Kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm, Alexei Repik ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse kundër Covid-19 për tregun ndërkombëtar fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.


    “Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, për tregun e eksportit,” tha Alexei për kanalin televiziv Rusia-24.

    Ai shtoi se seria e parë me siguri do të jetë e shtrenjtë. Sipas Repik, vaksina do të bëhet më e lirë kur prodhimi i saj të arrijë në një shkallë të mjaftueshme industriale.

    Rusia është vendi i parë që regjistron një vaksinë kundër virusit të koronës të quajtur Sputnik V.

    Kjo ka ngjallur debat ndërkombëtar, nga fakti se si OBSH e si shtete të tjera të fuqishme, e shohin atë me dyshim dhe skepticizëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!