×
  • Lajme
  • Botë

    Terroristi që vrau 50 persona, do të testohet nëse është i sëmurë mendor

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 10:03

    Personi i cili akuzohet për vrasjen e 50 personave në sulmin terroristë në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, është urdhëruar që t’i nënshtrohet testit të shëndetit mendor.

    Ai do të vlerësohet nga ekspertët për të vendosur nëse ishte i aftë për t’u gjykuar ose i çmendur, tha gjyqtari i gjykatës së lartë, Cameron Mander.

    I dyshuari përballet me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentative vrasje.

    Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, u shfaq në sallën e gjyqit, e mbushur me të afërmit e disa prej viktimave, nëpërmjet lidhjes me video nga burgu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!