×
  • Lajme
  • Botë

    “Thuaju fëmijëve të mi se i dua”- fjalët e fundit të gruas që iu pre koka sot në Francë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 14:18

    Franca s’po gjen qetësi. Mëngjesin e sotëm francezët, por dhe e gjithë bota u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Nice.

    Në kishën “Notre Dame”, u vranë tre persona, në mesin e tyre një grua, të cilës iu hoq koka nga një person, i cili është në duar të policisë në Francë, edhe pse i njëjti u qëllua, por që thuhet se ende është gjallë, dhe është dërguar nga organet e rendit në spital.

    Gazetari dhe shkrimtari Lorenzo Tosa, ka publikuar një shkrim në rrjetin social FB, ku shkruan për fjalët e fundit të gruas, që ishte viktimë e dorës së kriminelit sot në Francë.

    Ajo porosi të fundit, ndonëse në minutat e fundit të jetës së saj kishte lënë që fëmijëve të saj t’u thonin se ajo i do.

    Ky është shkrimi i plotë i gazetarit italian:

    “Thuaju fëmijëve të mi se i dua“.

    Ishte fjalia e fundit që viktima e tretë e kësaj barbarie mizore që ndodhi sot në Nice.

    Ajo arriti t’i shpëtonte vrasësit dhe të ikte me forcën e fundit në një lokal, por plaga e saj në fyt ishte shumë e thellë. Kushdo që e ndihmoi atë në momentet e fundit të jetës, gruaja sapo gjeti kohë për të adresuar këtë mendim të fundit të dashurisë për fëmijët e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!