×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Urimi’ më i bukur për Karaxhiçin nga një mysliman i Bosnjës, pasi Haga e dënon me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 16:14

    Radovan Karaxhiç u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, Dhoma e Apelit në Hagë e vendosi këtë, pasi më herët ai ishte dënuar vetëm me 40 vite burgim.


    Vendimi i shkallës së dytë erdhi pasi në vitin 2016 Karaxhiç kishte marr dënim me 40 vjet burgim, i cili ishte apeluar.

    Sapo u shpall vendimi për burgim të përjetshëm, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, dhe më i bukuri vjen nga një boshnjak mysliman, i cili ka shkruar, “rrofsh 1000 vjet”, transmeton reporteri.net.

    Mediat serbe kanë shkruar për këtë koment, duke e marr si provokim.
    Duhet theksuar se Karaxhiç për shumë vite ishte fshehur në Serbi, pavarësisht se kërkohej me ngulm nga drejtësia ndërkombëtare.

    Ai jetonte i maskuar në Beograd si një mjek popullor, me identitet të rrejshëm. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!