×
  • Lajme
  • Botë

    Vajza dy vjeçare digjet e gjallë në makinën e babait të saj

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 12:45

    Një vajzë 12 vjeçare nga Ukraina është djegur e gjallë brenda veturës së babait të saj pasi po luante me shkrepëset që i gjeti brenda veturës, transmeton Reporteri.net.


    Orina mbeti pa kujdes për disa minuta në afërsi të shtëpisë së saj në fshatin Kozaskaya në jug të Ukrainës. Ajo arriti të hyjë në makinë dhe të mbyllë derën, shkruan the Sun. Brenda, ajo gjeti një kuti me shkrepëse dhe luajti me ta.

    Policia bëri të ditur se vajza ndezi shkrepëset dhe i hodhi ato në ulëset e makinës, të cilat menjëherë morën flakë.

    Trupi i vajzës në automobilin e djegur e gjeti babai i saj 27 vjeçar. Ai e dërgoi menjëherë vajzën brenda shtëpisë duke u përpjekur ta shpëtojë por pa sukses. Fqinjët lajmëruan ndihmën e shpejtë kur dëgjuan britmat e nënës së vajzës. Kur ndihma e shpejtë arriti në vendin e ngjarjes, Orina veç ishte e vdekur. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!