×
  • Lajme
  • Botë

    Varroset kryetari i Zagrebit, mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit Bandiqit

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 17:12

    Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq, u varros sot pak pas orës 13:00 në varrezat e Zagrebit, Mirogoj, ku disa mijëra njerëz e shoqëruan atë në vendin e fundit të pushimit me mysafirë të shumtë nga bota politike dhe kulturore e Kroacisë dhe rajonit.


    Një ditë zie u shpall në Zagreb sot me rastin e vdekjes së Kryetarit të Komunës, Milan Bandiq, varrimi i të cilit përfundoi sot.

    Kryeministri i Kraocisë, Andrej Plenkoviq dhe Patriarku Serb Porfirio, i cili është ndërkohë në vet-izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar, kanë marrë pjesë në varrimin e kryetarit e Zagrebit, i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

    Varrimi filloi në orën 12:00 gjersa Bandiq u varros me këngët e tij të preferuara: Oci u oci, Na omiškoj stini dhe Pod brajde interpretuar nga grupi i Marinës Kroate “Sveti Juraj”, raporton index.hr.

    Në një paradë afër skeles, mbi të cilën ishte një arkivol i mbuluar me trëndafila të kuq, një numër i madh njerëzish i dhanë lamtumirën Bandiqit.

    Varrimi u ndoq nga përfaqësuesit e udhëheqjes së shtetit kroat, udhëheqësit politikë të qeverisë dhe opozitës, por jo presidenti, Zoran Milanoviq, i cili tha dje se ishte i shokuar nga largimi i Bandiqit, të cilin, siç tha ai, e njihte personalisht dhe nga afër.

    Bandiç vdiq në moshën 66 vjeçare gjersa ishte kryetari i Komunës së Zagrebit në mandatin e gjashtë gjersa gjatë atyre viteve u sfidua dhe u vlerësua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!