×
  • Lajme
  • Botë

    Venezuela shpall “non-grata” ambasadoren e BE në Karakas

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 21:54

    Venezuela i është kundërpërgjigjur sanksioneve të BE-së duke përjashtuar ambasadoren e Unionit nga kryeqyteti i shtetit Amerikano-jugor.


    “Pas një vendimi të Presidentit Nicolas Maduro, kemi lajmëruar ambasadoren e BE Isabel Brihlante Pedrosa për deklarimin e saj si “persona non grata”. Ajo ka 72 orë kohë të largohet nga territori i shtetit”- është shprehur Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza.

    Vendimi për përjashtimin e diplomates europiane ka ardhur pasi Brukseli i shtoi sanksionet kundër regjimit të Maduros për të shtyrë këtë të fundit të respektojë të drejtat e njeriut dhe të zhvillojë zgjedhje të lira.

    Nga ana e saj BE e ka konsideruar vendimin të gabuar dhe që do të sjellë më shumë izolim për shtetin e Amerikës Latine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!