×
  • Lajme
  • Botë

    Venezuela zbulon përmasat katastrofike të gjendjes ekonomike: Inflacioni 130.060 %, rënie drastike e eksportit të naftës

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 13:17

    Inflacioni i regjistruar në vitin 2018 në Venezuelë ishte 130.060 për qind, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto është tkurrur në 47.6 për qind midis  vitit 2013 dhe 2018, tregojnë të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore. Këto të dhëna janë publikuar për herë të parë pas tri vitesh, transmeton Reporteri.net.


    Duke publikuar këto të dhëna, qeveria e Venezuelës ka pranuar gjendjen katastrofike të ekonomisë së vendit.

    Pas tre viteve të mospublikimit të të dhënave makroekonomike, Banka Qendrore e Venezuelës njoftoi se inflacioni në vitin 2016 ishte 274.4%, 862.6% në vitin 2017 dhe 130.060.2% në vitin 2018.

    Këto shifra, megjithatë, janë larg vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që thonë se inflacioni në Venezuelë ishte 1.370.000 për qind vitin e kaluar, gjersa për vitin 2019, FMN parashikon inflacion prej 10.000.000 për qind.

    Eksportet e naftës arritën në 85.603 miliardë dollarë në vitin 2013 dhe 71.732 miliardë në vitin 2014, kur çmimet e naftës ranë dhe shpërtheu kriza që tronditi vendin. Edhe pse çmimet e naftës filluan të rriten nga viti 2016, të ardhurat nuk u rritën për shkak të rënies së madhe të prodhimit venezuelian.

    Tri vjet më parë, Banka Qendrore Venezueliane besnike ndaj autoriteteve në pushtet pushoi së publikuari të dhënat pa specifikuar arsyet.

    Për shkak të krizës së rëndë ekonomike, më shumë se tre milionë Venezuelanë kanë emigruar që nga viti 2015, njofton OKB. Situata është komplikuar më tej së fundmi me tensionet politike dhe luftën midis presidentit socialist Nicolas Maduro dhe liderit të opozitës Huang Guwah, mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!