×
  • Lajme
  • Botë

    Volkswagen ndërpret ndërtimin e fabrikës në Turqi, gëzohet Serbia: Shans për ne

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 14:23

    Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen ka pezulluar vendimin për ndërtimin e fabrikës së re në Turqi për shkak të veprimit ushtarak të Ankarasë në Siri


    Bordi i drejtorëve të Volkswagen ka shtyrë një vendim për ndërtimin e një objekti të ri në Turqi për shkak të veprimit ushtarak të Ankarasë në Siri.

    “Bordi i drejtorëve të grupit e ka shtyrë vendimin për impiantin e ri. Ne jemi duke monitoruar situatën aktuale me shumë kujdes dhe me shqetësim të madh po shohim zhvillimin aktual” , tha VW , në përgjigje të një pyetje se çfarë nënkupton vendimi për ndërtimin e uzinës dhe nëse ekziston mundësia ndryshoni vendimet për vendin ku do të ndërtohet objekti i ri.

    Mediat gjermane raportuan më parë se prodhuesi i makinave VW ka pezulluar vendimin për ndërtimin e një fabrike të re në Turqi për shkak të veprimit ushtarak të Ankarasë në Siri.
    Objekti i ri, i cili pritet të punësojë deri në 4,000 njerëz, ishte planifikuar të ndërtohej pranë Izmirit, me një investim midis 1.2 dhe 1.5 miliardë euro.

    Për muaj të tërë, VW ka analizuar se ku do të ndërtohet një fabrikë e re në Evropën Juglindore, dhe vendimi në favor të Turqisë ishte pothuajse i sigurt.

    Serbia, si shumë vende të tjera të rajonit, është përpjekur të sjellë këtë investitor të madh.
    Tani pas këtij vendimi të prodhuesit gjerman, serbët kanë ngjallur shpresat se ndërtimi i fabrikës do të transformohet në Serbi. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!