×
  • Lajme
  • Botë

    Wuhani do t’i testojë të gjithë banorët pas përhapjes së variantit Delta

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 15:40

    Qyteti kinez, ku u paraqitën rastet e para të koronavirusit te njeriut në fund të vitit 2019, Wuhan, do ta testojë tërë popullsinë e vet prej 12 milionë banorësh pas konfirmimit të rasteve të para të variantit Delta.


    Ky qytet nuk kishte raportuar raste të brendshme me Covid-19 që nga mesi i majit të vitit të kaluar, por të hënën autoritetet konfirmuan tri raste me variantin Delta. Ky variant tashmë është paraqitur edhe në disa provinca dhe qytete të mëdha kineze në dy javët e fundit, përfshirë kryeqytetin Pekin.

    “Për t’u siguruar që secili në qytet është i sigurt, testi me acid nukleik do të fillojë së shpejti për të gjithë banorët për t’i zbuluar plotësisht rezultatet pozitive dhe infeksionet me simptoma”, tha në një konferencë për gazetarë një zyrtar i këtij qyteti, Li Qiang.

    Ndryshe, Kina e kishte futur nën kontroll pandeminë vitin e kaluar dhe është përballur me disa përhapje të vogla lokale pas kësaj, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Niveli i reagimit emergjent ishte ulur dhe njerëzit jashtë zonave të prekura e kanë vazhduar jetën normalisht, gjë që mund të ketë ndikuar negativisht në përhapjen e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!