×
  • Lajme
  • Lajme

    Manifestimet e Vidovdanit, djali i Vuçiqit shfaqet në Graçanicë me bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”

    Reporteri
    28 Qershor 2023 | 11:28

    Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

    Të pranishëm atje janë edhe pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

    Disa prej serbëve që janë duke e festuar Vidovdanin kanë veshur bluza me hartën e Kosovës dhe me mesazhe provokuese e simbole nacionaliste, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    I pranishëm aty është parë të jetë edhe djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai është parë të ketë veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

    Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

    Manifestimi ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!