×
  • Extra
  • Extra

    Pse myslimanët agjërojnë nesër?

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 17:32

    Më 19 prill, myslimanët në mbarë botën e shënojnë njërën nga katër netët, të cilësuara në fenë e tyre si nga ditët e zgjedhura të bekuara e që quhet në arabisht ‘Lejletul-berat’.


    Nata ‘Lejletul-berat’ njihet si lajmëtare e ardhjes së muajit të Ramazanit. Shënohet edhe si nata, në të cilën, sipas fesë islame “melekët fillojnë ta shkruajnë fatin e njerëzimit dhe të secilit njeri individualisht për vitin e ardhshëm”.

    Në traditën e myslimanëve kjo natë është e njohur edhe si nata e faljes, fatit dhe dëshirës.

    Dhe sipas porosive të Muhamedit, të dërguarit të Zotit në fenë islame kjo ditë duhet të agjërohet, dhe një natë përpara të përcillet me namaz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!