×
  • Extra
  • Extra

    Mbi 1 milion vizita në ditë i bëjnë kosovarët faqeve pornografike

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 12:41

    Në atë që sot cilësohet si kohë moderne, është vërtetuar që struktura e trurit është e ndryshueshme.


    Kjo strukturë ndryshon me përvojat tona dhe formon rrugë e lidhje që korrespondojnë me atë që shohim, dëgjojmë dhe mësojmë. Një dukuri jashtëzakonisht tabu, sidomos në shoqërinë tonë, është shikimi i pornografisë, i cili prek njëjtë si burrat ashtu edhe gratë të profileve të ndryshme, e veçmas të rinjtë.

    Shumica e shkrimeve dhe debateve në Kosovë, janë për natyrën problematike të kësaj teme, e që zakonisht flasin për këtë nga perspektiva psikologjike dhe ajo sociologjike.

    Pavarësisht se nuk flitet hapur, disa statistika së fundmi tregojnë shumë.

    Kështu, ekspert i marketingut digjital Benjamin Kolenovic, ka nxjerrë statistikat e shikimeve ditore që faqet pornografike kanë brenda Kosovës.

    E besoni, ose jo, shifra mbërrijnë milionëshin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!