×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Elon Musk merr një vendim të rëndësishëm për Twitter

    Reporteri
    20 Prill 2023 | 22:53

    Twitter nuk do të ketë më ‘ticket’ blu. Kjo erdhi pas vendimit të Elon Musk për të ndryshuar sistemin e verifikimit të platformës. ‘Blue ticket’ përdoreshin për të treguar llogaritë zyrtare të personave të njohur.

    Ky zhvillim ka prekur disa individë. Twitter insiston në një pagesë mujore prej 8 dollarësh për t’u abonuar në ‘Twitter Blue’ nëse përdoruesit duan të mbajnë simbolin e tyre të verifikimit.

    Pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor, Musk është përpjekur të rrisë të ardhurat e platformës në vështirësi duke i shtyrë më shumë njerëz të paguajnë për një abonim premium.

    Por lëvizja e tij pasqyron gjithashtu pohimin se shenjat blu të verifikimit janë bërë një simbol statusi i pamerituar ose ‘korruptiv’ për personazhe të njohur në të gjithë botën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!