×
  • Extra
  • Tech&Auto / Artikull i sponsorizuar

    Trajnim, mentorim e punësim, Makerspace Innovation Center hap thirrjen e re në programin më të madh për të rinj në Prizren 

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 15:02

    Një tjetër mundësi e artë për të rinjtë e Komunës së Prizrenit. Programi “PowerUp: Digital Career” ka hapur thirrjen për edicionin e dytë, duke ofruar trajnime të thelluar në fushën e dizajnit grafik dhe programimit.

    I vlerësuar si njëri nga programet më të mëdhaja dhe unike në Prizren, të rinjtë e përzgjedhur do të përfitojnë shkathtësi profesionale, dhe mundësi për tu punësuar në disa nga profesionet më të kërkuara në Kosovë, dhe jo vetëm.

    Kandidatët e përzgjedhur në këtë program do të mund të përfitojnë trajnime nga profesionistë të dëshmuar, mentorim, hapësira pune dhe mbështetje për të gjetur një vend pune.

    Në dicionin e parë të programit “PowerUp: Digital Career” kanë përfituar rreth 100 kandidatë, ku disa prej tyre janë punësuar në kompani të ndryshme.

    Njëra nga to, Elbasane Zogaj ka treguar përvojën e saj me programin dhe përfitimin prej tij: “Ishte një përvojë shumë e mirë dhe me shumë përfitime për mua. Ky program më ndihmoi shumë të zhvilloj aftësitë e mia në dizajn grafik. Pas përfundimit të mentorimit, mu dha mundësia që të nisë punën si dizajnere në Industria Communications. Rrugëtim i jashtëzakonshëm!”.

    Në anën tjetër, Rahmell Dili përfitues i trajnimit në programim, shprehet: “Ndonëse nuk dija shumë rreth mundësive, ky program më ndihmoi tej mase në avancimin profesional. Me përkushtim të madh në trajnim dhe më pas në mentorim, Makerspace Innovation Center Prizren më referoi dhe u punësova tek kompania ASTech si zhvillues softueri (programues)”.

    Programi zhvillohet në tri faza, fillimisht trajnime gjatë 9 javëve, faza mentoruese dhe puna praktike në kompani/institucione të ndryshme.

    Çmimi i pjesëmarrjes në program është 700 EUR, por me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Help Kosova, do të ofrohen bursa për pjesëmarrje në program nga 30% deri në 100%.

    Përfitimi i bursës eshtë i bazuar në meritë. Të gjithë aplikantët do t’i nështrohen testimit dhe bursat do të shpërndahen për kandidatët që performojnë me rezultate më të larta. Numri i bursave është i ndarë si më poshtë:

    10 bursa në 100% (Duke mbuluar koston e plotë të programit)
    20 bursa me 75% (Pagesa/bashkëfinancim 175 EUR)
    6 bursa me 50% (Pagesa/bashkëfinancim 350 EUR)
    2 bursa me 30% (Pagesa/bashkëfinancim 490 EUR)

    Për t’u informuar më shumë rreth programit klikoni linkun në vazhdim: https://bit.ly/3vDëZTG
    Aplikoni tani dhe filloni rrugëtimin e karrierës tuaj digjitale përmes këtij linku: https://bit.ly/4aBrsMc

    Ky program mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe organizata Help in Kosovo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!