×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Elon Musk thotë se do të lansojë rivalin e ChatGPT, ‘TruthGPT’

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 20:59

    Miliarderi Elon Musk tha të hënën se do të lansojë një platformë të inteligjencës artificiale (AI) që ai e quan “TruthGPT” për të sfiduar shërbimet e Microsoft dhe Google.

    Ai kritikoi OpenAI, të mbështetur nga Microsoft, firmën që qëndron pas sensacionit ChatGPT, me pretendimin se e “kishte trajnuar për të gënjyer”, dhe tha se OpenAI tani është bërë një “burim i mbyllur”, organizatë “fitimprurëse” “aleate e ngushtë me Microsoft”.

    Ai gjithashtu akuzoi Larry Page, bashkëthemeluesin e Google, se nuk e merr seriozisht sigurinë e Inteligjencës Artificiale, transmeton Telegrafi.

    “Unë do të filloj diçka që unë e quaj ‘TruthGPT’, ose një AI që kërkon të vërtetën maksimale që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”, tha Musk në një intervistë me Tucker Carlson të Fox News Channel të transmetuar të hënën.

    Ai tha se TruthGPT “mund të jetë rruga më e mirë drejt sigurisë” pa gjasa “për të asgjësuar njerëzit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!