×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 411 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 22:53

    Nga muaji mars kur shpërtheu coronavirusi në Kosovë, kanë vdekur 1 mijë e 411  persona.


    Në 24 orët e fundit ka vdekur një person, ndërsa u shënuan 267 raste të reja.

    Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

    IKSHP vazhdon t’iu bëjë thirrje qytetarëve që të mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!