×
  • Lajme
  • Lajme / Aktgjykimi

    22 vjet e 6 muaj burgim për katër të akuzuarit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 9:51

    Gjykata Themelore ka shpallur aktgjykimin në rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Të akuzuarit Nedelko Spasojeviq, Gjykata i ka  i shqiptuar dënim me burgim prej 4 vite e 6 muaj burgim,  të cilit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak dhe dënim me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.

    Marko Roshiq për veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit penal të organizuar dhe vrasje e rëndë i është shqiptuar dënim me burgim prej 10 vjetësh, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Gjykata këtij të akuzuari i shqiptoi edhe  dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

    Të akuzuarit tjetër, Dragisha Markoviq për veprën penale në bashkëkryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Gjykata i shqiptoi dënim me burgim prej 4 vitesh burgim.

    Zharko Jovanoviq për veprën penale në bashkëkryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit  zyrtar iu shqiptua dënim me burgim prej 4 vite. Po ashtu dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro.

    E akuzuara Silvana Arseniq është liruar nga akuza për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale vrasje e rëndë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Po ashtu edhe i akuzuari tjetër, Dragisha Markoviq është liruar nga akuza për veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare, shpallet fajtor për veprën penale në bashkëkryerje dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

    Shpallja e aktgjykimit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit do të bëhet u bë pas një procesi katërvjeçar gjyqësor.

    Në vitin 2020, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën e tretë të plotësuar, pasi e para është ngritur në nëntor të vitit 2019, ndërsa në dhjetor të po atij viti është ngritur edhe aktakuza e dytë e ndryshuar. /Reporteri.net/

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!