×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votonte PDK Murat Jasharin si kryeministër, flet Memli Krasniqi

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 11:26

    Emri i Murat Jasharit mbrëmë dhe sot ishte temë e lajmeve vendore si kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme.


    Kështu të paktën kanë propozuar disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë shprehur se përfaqësuesi më i denjë për këtë post do të ishte njëri nga familja emblematike e kombit tonë, siç është Murat Jashari.

    Lidhur me këtë është pyetur edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e ka quajtur jo serioze propozimin e VV-së.

    “Kjo ide më shumë ka qenë një lloj hajgare e VV-së. Nuk është kurgjë serioze, nuk propozohet asgjë serioze nga ora 12 siç thuhet figurativisht. Mendoj që kjo ide nuk ia vlen të diskutohet seriozisht se është propozim serioz. Sikur të ishte propozim serioz, do të meritonte përgjigje serioze”, tha Krasniqi për T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!