×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kurti si opozitar organizoi protestat më të dhunshme në histori të Kosovës në kundërshtim të dialogut pa kushte

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 12:44

    Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Kryeministri Kurti ka ndërruar qëndrimet rreth procesit të dialogut me Serbinë.


    Abdixhiku në seancën ku po diskutohet për dialogun, tha se Kurti duhet të japë shpjegim para qytetarëve të Kosovës për ndryshim rrënjësor të qëndrimeve, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk je më opozitar më të kundërshtosh, je njeriu që i di krejt, trego çfarë do të bësh. Në të shkuarën keni përgjegjësi edhe ju mbi qëndrimet që i keni pasur dikur e që nuk i keni më. Ka një transformim rrënjësor të juajin që duhet ta sqaroni para qytetarëve”, u shpreh ai.

    Abdixhiku ia kujtoi Kurtit protestat në kundërshtim të dialogut pa kushte, duke thënë se ishin protestat më të dhunshme në histori të Kosovës.

    “Albin Kurti si opozitar kishte organizuar protestat më të dhunshme në histori të Kosovës në kundërshtim të fillimit të dialogut pa kushte”, u shpreh ai. /Reproteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!