×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku vazhdon vizitën në ShBA me takime në Senat, pritet nga Senatori Murphy

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 19:43

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po vazhdon qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Përmes një njoftimi, Abdixhiku ka treguar se të mërkurën është pritur në Senatin e ShBA’së, nga Senatori Christopher Murphy, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këtë takim u fol për zhvillimet e fundit në vend si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA’ve përmes ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

    “Ditën e dytë të vizitës e nisa me takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Aty u prita nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik. Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Edhe në Senat shtrova kërkesën tonë për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’”, njoftoi Abdixhiku në Facebook.

    Tutje, i pari i LDK’së i ka kërkuar Senatit mbështetje të vazhdueshme për qytetarët e Kosovës.

    “Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik”.

    Lumir Abdixhiku u nis për në ShBA të dielën. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!