×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri viziton Koshtovën e kapluar nga zjarri

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 0:06

    Kreytari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shkuar në Koshtovë ku edhe ka ndodhur zjarri i sotëm.


    Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti Fidan Ademi përmes një postimi në Facebook.

    “Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri posa dëgjuam për zjarrin në Koshtovë të Vllahisë të komunës së Leposaviçit shkuam në vend të ngjarjes! Banorët na falënderuan për mbështetje!” ka shkruar Ademi.

    “Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpëtimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut çdo herë do kenë mbështetjen tonë!”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!