×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu e pranon humbjen: VV-ja di të mashtrojë, qytetarët do ta kuptojnë shpejt

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 21:12

    Lëvizja Vetëvendosje është duke “shembur” kalanë e pamposhtur të LDK-së për shumë vite, Podujevën, të cilën komunë është duke e fituar pa balotazh.


    Kandidati i saj, Shpejtim Bulliqi, është duke prirë me mbi 50% të votave nga vendvotimet e numëruara, shkruan Reporteri.net.

    E humbjen e ka pranuar edhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Agim Veliu. Ish-kryetari i kësaj komune që dha dorëheqje, tha se do ta respektojnë vendimin e votuesit.

    “I kemi humbur zgjedhjet. Ky është vendim i sovranit dhe do ta respektojmë”, ka thënë Veliu.

    Ndërkohë, Veliu e akuzoi VV-në për mashtrim dhe propagandë e, sipas tij, së shpejti do ta shohin edhe qytetarët e Podujevës që “nuk dinë të udhëheqin”.

    “Nuk do t’u përgjigjem atyre. U panë në ato 51 ditë se si dinë të qeverisin. Ata dinë të mashtrojnë dhe bëjnë propagandë. Qytetarët do ta kuptojnë shpejt”, ka potencuar Veliu.

    E rezultati i zgjedhjeve është konfirmuar edhe nga KQZ-ja, ku shpallet fitorja e Shpejtim Bulliqit pa balotazh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!