×
  • Lajme
  • Lajme

    “Armë, certifikata pronësie, telefona, laptopa, vula…” – krejt çka u sekuestrua nga aksioni “Brezovica 6”

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 16:16

    Ka përfunduar aksioni policor “Brezovica 6”, i cili u zhvillua mëngjesin e së mërkurës në 11 lokacione në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

    Njoftimi i plotë: 

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërsa, gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

    Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:

    · Çertifikatë e pronësisë (10 fletë)

    · Skicë (1 fletë) dhe

    · Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

    Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar:

    Dy telefona Samsung
    Një Loptop HP
    Si dhe dokumente të ndryshme
    Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar:

    Një telefon Samsung me dy kartela sim card
    Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA.
    Një hard disk Apacer.
    Një kompjuter laptop i markës Lenovo.
    Një kompjuter laptop i markës Dell.
    Një kompjuter laptop i markës Acer.
    Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar:

    Një revole me nr serik 54A 040356.

    9 fishekë te cal. 45 mm

    Dy karikator te revoles

    Nje kallf i revoles

    Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar:

    Një telefon IPHONE 7, ngjyrë e zezë.
    Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:

    Telefon Iphone 13, ngjyrë Hiri
    Laptop “Apple”,
    Dokumente ,
    Certifikata Kadastra 3 faqe,
    Kopje Plani 20 faqe,
    Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,
    Kontarta Trojeve, 30 faqe,
    Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,
    Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.
    3 Vula
    USB dhe një Sd Card
    Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë
    Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:

    Një pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947 ,
    Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm,
    Një veture Toyota ,
    Një veturë “Mercedes G class”,
    Nje telefon Iphone 13 pro ,
    Tri kartela bankare ,
    Dokumente te ndryshme.
    Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi:

    Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser,
    Një Librezë e veturës ,
    Një Librezë e veturës ,
    Një Telefon Iphone 12 Mini ,
    Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë,
    Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë:

    Veturë Mercedes AMG,
    Një librezë e veturës ,
    Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER,
    çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!