×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti 9 herë i referohet Kryeministrit Hoti si “Koti”

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 17:56

    Albin Kurti nuk e ka hequr mllefin ndaj Avdullah Hotit, i cili ia zuri vendimin e Shefit të Qeverisë.


    Në secilën paraqitje publike, ish-Kryeministri po i referohet Nënkryetarit të LDK’së si Kryeministër Koti, duke ia deformuar mbiemrin dikur Zëvendëskryeministrit të Parë. Dikur Kurti dhe Hoti kishin raporte të mira dhe për një kohë ishin bashkë në pushtet.

    Ish-Kryeministri ka vendosur që t’i japë cilësim përçmues pasuesit të tij dhe Qeverisë së udhëhequr nga ai, që kur e humbi pushtetin për t’u kthyer në opozitë.

    Edhe sot, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti nuk e hoqi nga goja këtë epitet. Për 21 minuta sa foli para anëtarëve, ku trajtoi edhe çështje të brendshme të partisë, ai e përdori 9 herë fjalën “Koti”.

    Gjatë fjalimit, katër herë Kurti tha “Qeveria/së Koti”, dy herë “Kryeministri/t Koti”, dy herë “Avdullah Koti” dhe një herë iu referua me “ky Koti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!