×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti me Vjosën takohet ditën, e me Isën natën

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 11:21

    Ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike.


    Para pak minutash në Kuvend ka arritur edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Teksa është regjistruar si deputet, pranë tij ka qenë edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

    Në një fotografi të siguruar nga Reporteri, Kurti dhe Osmani shihen duke u regjistruar bashkë në listën e deputetëve.

    Kurti në një adresim para mediave para se të hyjë në Kuvend konfirmoi se edhe gjatë ditës së sotme dhe çdo ditë tjetër do të vazhdojë të takohet me Mustafën, deri në arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës.

    Kujtojmë se Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka marrë pjesë në negociatat që janë duke u zhvilluar mes LDK-së e VV-së.

    E për këtë ditë më parë, Osmani ia ka hedhur fajin pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka qenë pikërisht kjo parti që ka kërkuar që bisedimet mes dy partive të zhvillohen tashmë në nivel të kryetarëve.

    Mirëpo, ky takim pikërisht në këtë kohë mund të jetë sinjal se negociatat kanë ngecur dhe Osmani e Kurti po tentojnë të “zhbllokojnë” situatën.

    Reporteri.net merr vesh se takimi i sotëm mes Kurtit dhe Mustafës pritet të zhvillohet në orët e mbrëmjes. /reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!