×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman në Këshillin e Sigurimit “shuplakë” Daçiqit: Fol ndonjëherë edhe për krimet serbe në Kosovë

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 0:24

    Ambasadori i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Christoph Heusgen e kritikoi ashpër Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së sot kur tha se ‘miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë’ me veprimtarinë e tyre për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës.


    Heusgen i tha Daçiqit se i duket se fjalimi i tij “është kopje e intervenimeve të mëhershme”, e me rastin fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po qëllojnë veten në këmbë.”

    “Jam i befasuar me këtë politikë të përpjekjes së tërheqjes së njohjeve. Miqtë tanë serbë po i qëllojnë vetes në këmbë, pasi nëse duan që t’i bashkëngjiten BE’së, duhet të punojnë në pranimin dhe vetë pranojnë atë” porositi ambasadori gjerman.

    Ai shtoi se fjalimi i Dacic i duket ‘copy-paste’ i intervenimeve të mëparshme të tij.

    Diplomati gjerman tha se përfaqësuesit serbë flasin shumë rreth krimeve të shqiptarëve, e shtoi se, asnjëherë nuk dëgjohet rreth krimeve të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998 dhe 1999, siç ishin pastrimi etnik dhe dëbimi masiv.

    Heusgen u zemërua edhe me ambasadorin rus, si kryesues, që nuk kishte lejuar diplomates kosovare të përfundoj adresimin dhe e kritikoi atë se nuk e lejoi po ashtu që në Këshillin e Sigurimit të fliste edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.

    Pas Gjermanisë edhe Britania e Madhe ka reaguar ndaj Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për krimet e luftës së fundit në Kosovë.

    Britania e Madhe tha se nxit marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në trajtimin e krimeve historike, duke thënë se nuk mund të lejojnë që krimet e luftës të kryera në kohën e konfliktit të vitit 1999 të kalojnë pa u ndëshkuar.

    “Ne nxisim autoritet e Serbisë dhe Kosovës të punojmë së bashku në trajtimin të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike”, shkruan faqja zyrtare në Twitter.

    Britania e Madhe po ashtu tha se mirëpret dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Britania e Madhe qëndron e gatshme ta mbështes një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë që normalizon raportet në mes të shteteve. Ne e mirëpresim rinisjen e dialogut nga Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga Miroslav Lajçak”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!