×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori gjerman reagon pas presioneve ndaj Valdete Dakës: KQZ të punojë pa ndërhyrje

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 15:36

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar që presin që të gjitha institucionet e Kosovës që të organizojnë zgjedhje kredibile dhe transparente në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.


    Rohde përmes një publikimi të bërë së fundi tha se të gjitha procedurat para-zgjedhore janë duke vazhduar përfshirë edhe certifikimin e kandidatëve.

    “Këto procedura janë të rregulluara me ligj dhe përfshijnë në vete mundësinë e ankesës”, shkroi Rohde.

    Në fund kryediplomati gjerman ka deklaruar se është e rëndësishëm që institucionet e pavarura të kenë hapësirë për kryerjen e punës pa ndërhyrje.

    Gjithashtu ambasadori theksoi se të gjitha palët duhet të respektojnë trajtimin e barabartë dhe rregullat e udhëzimet përkatëse, të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente.

    “Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse të gjyqësorit të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, shtoi ai.

    Reagimi i ambasadorit gjerman erdhi pas konferencë së mbajtur sot nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka deklaruar se kërcënimet ndaj saj dhe KQZ-së janë të paprecedentë dhe të rrezikshme.

    Konferenca e Dakës erdhi pas një deklarate të dhënë nga Glauk Konjufca, i cili tha se Daka po punon në KQZ kundër Kurtit dhe se nga ky institucion po duan eliminimin politik të Albin Kurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!