×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni njoftohet për nivelin e gatishmërisë opreacionale të FSK-së

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 16:12

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni,  bashkë me Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe shefin e Stafit të SHP të FSK-së, Jeton Dreshaj, kanë vizituar Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe njësitet e angazhuara në Forcën për Detyrë si njësitë për mbështetje logjistike, mbështetje mjekësore, xheniere, mbrojtjes kimike, atomike dhe biologjike, policisë ushtarake, operacioneve civile dhe komunikimit.


    Kjo vizitë u bë pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 si pasojë e së cilës, FSK ka ngritur nivelin e gatishmërisë operacionale për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile, shkruan Reporteri.net.

    Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë e ditur se nga ana e oficerëve përgjegjës të qendrës operative dhe njësive përkatëse, Ministri Quni u njoftua me planin e gatishmërisë, veprimet e deritashme si dhe kapacitetet njerëzore specialistike, profesionale, teknike, materiale dhe mbështetjes logjistike të Forcës për Detyrë, të cilat janë vënë në gatishmëri për veprim përballë situatës së krijuar.

    Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për reagim, me besimin e plotë se FSK edhe në këto rethana të jashtëzakonshme do të arrijë me sukses të përmbushë detyrën kushtetuese dhe ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.

    Ky është postimi i plotë:

    https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/2806990192715615?__xts__%5B0%5D=68.ARBll15AMSfC3DtJvevaivc_k9Jw9SbkyobRMHjAg1s4izoVUFrkZH3FLvJavqhIiAwEorM055lta8qDmEPZeYVquaIRSDqUHpKTEPmE9EuAAaJh4p3tdLPtQsHsXEys5wlEILGqMwPmVv2p1BuoF7Iq3m5QkHxDP6fSt_HUwv269I0HyCNmOF2gVBmrFDqLV3ykgRjg5uARI8Do_EK0isPqCv6Krhf3nueG4rTldnNqUbc-qSRDTswAHIAGLDQJ8E19X72x_0oNHJE2adOFKpM4sLxdu1LHOklszeDufL-Sj_eeqQDvkhITIRua0Bl8oWsrQSVOuzYpi1ULBnePItDZ8w&__tn__=-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!