×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 13:12

    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova u ka dërguar mesazh të qartë partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, për formimin e institucioneve të reja.


    Apostolova ka thënë se formimi i Qeverisë është i një rëndësie shumë të madhe.

    Sipas saj, qytetarët e Kosovës e duan një Qeveri funksionale, ngase ata kanë nevojë për formim normal të institucioneve.

    “Shfrytëzoj rastin të theksoi se formimi i qeverisë është më rëndësi shumë të madhe. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta shohin një qeveri funksionale. Formim të Kuvendit dhe Qeverisë sepse qytetarët kanë nevojë ta shohin një formim normal të institucioneve”.

    Apostolova më tutje ka thënë se Kosovën e presin shumë punë përpara, siç është buxheti për vitin e ardhshëm, por edhe projekte tjera të rëndësishme.

    Ajo e pyetur nga gazetarët për liberalizimin e vizave, nuk deshi të jap afate, mirëpo theksoi se Kosova e ka kryer punën e saj, dhe gjithçka tani është në dorë të vendeve anëtare të BE-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!