×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra që ndërlidhen me prostitucion

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 11:50

    Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve–Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, me datë 15.09.2020, ka realizuar një plan operativo-taktik, me ç’rast janë kontrolluar dy lokacione (Prishtinë dhe Fushë Kosovë) ku janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar;  dy femra (një kosovare dhe tjetra shqiptare shtetase e Serbisë) dhe dy  meshkuj kosovarë.


    Personat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së.

    Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë (5) telefona mobilë, njëqind e njëzet e pesë (125) euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.

    Pas proceduarve të intervistimit të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë  ndaluar për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!