×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkimi Evropian

    Szunyog: Sundimi i ligjit, fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 22:02

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, është diskutuar bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit të cilën e quan si fushë kyçe në procesin e integrimit.

    “Diskutuam me ministren e Albulena Haxhiu për bashkëpunimin mes BE-së dhe Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Theksoj nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar më herët ai në platformën “X”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!