×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Arrestohen për prostitucion një grua dhe një burrë

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 10:37
    Fotografi ilustruese.

    Policia e Kosovës kanë arrestuar një burrë dhe një grua në Pejë nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00, në Pejë.

    Sipas policisë, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!