×
  • Lajme
  • Lajme / Dyshohet për "Kanosje"

    Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 13:04

    Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në zyrtar policor në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas komunikatës, thuhet se informacionet e marra ishin se zyrtari policor dyshohet se jashtë detyrës zyrtare, ishte përfshirë në një rast të kanosjes.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është suspenduar nga puna.

    Komunikata e plotë:

    IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje

    Prishtinë/Gjakovë , 26 Maj 2024

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

    Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

    Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

    Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!