×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti konfirmon mospajtimet me Vjosa Osmanin për drejtorin e ri të AKI-së

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 10:12

    Kryeministri Avdullah Hoti, pas homazheve te varri i presidentit Ibrahim Rugova, ka konfirmuar mospajtimet që ka me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për emërimin e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë.


    Hoti ka thënë se është në proces të konsultimeve dhe kaq mund të thotë për momentin.

    “Është proces i konsultimeve me u.d. të presidentes derisa të arrijmë dakordim për emrin e drejtorit të AKI-së, kaq mund të ju them për këtë”, ka deklaruar Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe mediat dje kanë shkruar se Osmani ende nuk i është përgjigjur propozimit të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), të cilin ai e kishte dërguar para tre javësh.

    Ky post mbeti i lirë, prejse Kreshnik Gashi liroi detyrën me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Hoti. Kërkesa e Hotit, ishte mbështetur edhe nga u.d e presidentit, Osmani.

    Bazuar në Ligjin për AKI-në, në nenin 5.3 përcaktohet se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

    Gashit i ishte kërkuar të lironte pozitën më 17 dhjetor, 2020, por asnjëherë nuk janë dhënë detaje zyrtare, për datën e saktë kur ai e ka liruar këtë pozitë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!