×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami e Nismës për lëvizjet e fundit në parti: 1 e keqe shkon, vijnë 10 të mira

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 21:06

    Zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka komentuar lëvizjet e fundit brenda partisë.


    Grupi parlamentar i Nismës tani ka dhjetë deputetë së bashku me Grupin 6+ dhe AKR’në. Gjithsesi, para disa kohëve Nisma mbeti pa grup parlamentar pasi deputeti Haxhi Shala kaloi në AAK.

    “Shkon një e keqe vijnë dhjetë të mira”, thotë ajo.

    “Po dua të theksoj një cilësi të Nismës prej fillimit të partisë. Na kanë quajtur si një parti që nuk do të mbijetojë. Forca politike e Nismës është dëshmuar. Fillimisht jemi futur si parti me 6 deputetë. Pastaj me rrëzimin e qeverisë pas nisjes së mocionit. Konsistenca e zoti Fatmir Limaj si një person unifikues, besoj që e kanë sjellë grupin 6 plus tek ne”, shtoi Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!