×
  • Lajme
  • Lajme

    Bardhyl Meta ia kujton Melihate Tërmkollit ”ikjen” e saj nga LDK: Po qet kanun e shkelma

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 19:12

    Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i cili është edhe këshilltar i Kryeministrit në Detyrë, Avdullah Hoti, i ka reaguar Melihate Tërmkolli për deklaratën e saj se të gjithë kandidatët pretedentë për kryetar të LDK-së është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti.  


    Tërmkolli kishte thënë se dorëheqje duhej të jepte edhe Lumir Abdixhiku.

    Meta përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Tërmkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!”

    Postimi i plotë i Metës:

    Melihate Termkolli – “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”! – Paska perzane Lumir Abdixhikun!?

    Termkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!

    – Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket (Kujtim Shalen)!?

    Po flet e “lexon dosje për njerëz”?!

    Sapo e lexova se paska deklaruar, se:

    – “Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?”

    “Kush e ka sjell Lumirin aty”? “Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”

    Paska dosje a?

    Ku osht shkollu bre…, ku…, bash tregona, çka flet “Dosja” Melihate…?!

    Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do “Pronarë” e “Pronare” te LDK-es e “t’vertetave të “Saj”…!

    -Kishe po pakohen “pronaret”, keta po shtohen?

    Qysh i tha ajo plaka Bajram Rexhepit: … valla na ke nimu, na e ke *i at’ nanë…!

    P.S. Shkojnë – e vijnë – n’LDK, dhe qesin prap Kanun e shkelma…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!