×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha ia jep tre këshilla Agim Veliut, kërkon që ta shkarkojë Drejtorin e Policisë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 17:24

    Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha ka pasur disa këshilla për Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.


    Sipas Berishës, në krye të Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka pasur persona që kanë qenë të “shitur”.

    “Herë vjen në krye një i shitur, kur ndërron ai vjen një i shitur tjetër. Policia ka dështuar me menaxhimin e situatës me COVID 19. Ka policë që nuk janë ngritur kurrë në detyrë, që sot e asaj dite ruajnë rampa, patrullojnë tërë natën e për të cilët nuk ka folur kurrë askush”, ka thënë Berisha, duke kërkuar që policisë të ju plotësohen disa kushte.

    “Pagesa e shujtave, ndërrimit të natës e pagesa me rregull të orëve shtesë sipas ligjit, janë kërkesa që duhet të realizohen urgjentisht”, ka thënë ai.

    Berisha ia ka dhënë disa këshilla ministrit Veliu, në mesin e tyre edhe propozimin për shkarkimin e drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, transmeton Gazeta Express.

    “Ministër Veliu nuk mbahet mend që Qeveria ka vendosur Ministër me kredibilitet që të udhëheq me këtë ministri, të krijojë kushte për policinë. Ministrat e Punëve të Brendshme janë zgjedhur zakonisht njerëz të urtë. Unë ty do të jap nja dy tri këshilla, MPB është e tejet ngarkuar me përgjegjësi, ministria duhet të ndahet që menaxhimi duhet të ndahet, nëse ekziston ndonjë taskforcë kundër korrupsion kryeministri duhet ta shkarkojë deri më tani, kam informacione që diçka e tillë ka funksionuar për 10 vite. Të shkarkohet menjëherë drejtori i Policisë sepse në mënyrë të përsëritshme shkelin sovranitetin e Kosovës e drejtori as nuk është në dijeni”, ka thënë ai.

    “Nëse nuk dini çka me bo, mundet me u emëru një polic i ri që s’ka hiç grada, që nuk e dëgjon askënd nga politika. Në qeverinë paraprake ka pas vjedhje të informacioneve nga objektet qeveritare, kam informacione për qindra skandale që duhet të hetohen”, shtoi deputeti i AAK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!