×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi kthehet në gjysmë të rrugës, autoritetet serbe s’garantuan për sigurinë e tij në Beograd

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 16:29
    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

    Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit i është dashur të kthehet prapa në Kosovë ende pa hyrë në Serbi ngase autoritetet e Serbisë s’kanë garantuar për sigurinë e tij.

    “Po është e vërtetë, zoti Bislimi është rrugës duke u kthyer për në Kosovë”, ka thënë publicisti dhe gazetari Dushan Janjiç në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.

    Janjiç, i cili s’gjente kohë të shpjegonte më shumë për shkak se konferenca e forumit për marrëdhënie etnike po fillonte tha se brenda gjysmë ore do të tregojë më shumë për arsyet e kthimit të mbrapsht të zv/kryeministrit Bislimi.

    Ai konfirmoi për Reporteri.net se Bislimi u kthye mbrapsht për “shkaqe sigurie”.

    Flet Besnik Bislimi: Një veturë e policisë na doli përpara në rrugë, s’na la të hymë në Beograd

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se zv.kryeministri Bislimi do të udhëtojë drejt Beogradit për të marrë pjesë në organizimin e Forumit Për Marrëdhenie Etnike që drejtohet nga Dushan Janjiq.

    “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

    Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15″, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!