×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi e pyet Albin Kurtin: Pse duhet vajtuar?!

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 15:25

    Profesori i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka komentuar fjalët e fundit të kryeministri në detyrë, Albin Kurtit.


    Sipas Latifi, terminologjia marksiste që po përdor Kurti, nuk po e lë të bëhet lider me këmbë në tokë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo gjë erdhi si reagim i fjalisë që përdori Kurti në publikimin e fundit në Facebook, ku tha se “rënia ka qenë e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”. Latifi tha se “Ajo që është e domosdoshme nuk vajtohet, por përshëndetet”.

    “Kurti paska thënë se “rënia i tij ka qenë e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”. Atëherë pse duhet vajtuar, pra? Ajo që është e domosdoshme nuk vajtohet, por përshëndetet! Kurtit kjo terminologji marksiste është duke ia pamundësuar që të bëhet lider me këmbë në tokë”, ka thënë Latifi.

    Kurti, ndërkaq, sot e komentoi rrëzimin e tij, duke shtuar se kjo do t’i bëjë më të fortë.

    “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh”, ka thënë Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!