×
  • Lajme
  • Botë

    Bëhet virale fotoja e shqiptarit në Angli, derisa policia po e kërkonte ai ndodhej mbi çati

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 11:45

    mediat angleze po qarkullon një foto e një personi që po qëndron mbi çati ndërsa policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për atë person.

    Bëhet fjalë për shqiptarin Etmond Lika i cili u ngjit mbi çati në momentin që policia ka nisur kontrollin në godinën me 6 dhoma të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

    200 bimë u gjetën gjatë operacionit, por shqiptari nuk u kap menjëherë.

    Pas kërkimesh intensive 32-vjeçari pranoi fajin para gjykatës. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë.

    Avokati i tij argumentoi se i duhet dhënë një vendim i butë, për shkak se e ka kuptuar fajin dhe se nuk ka dënime të mëparshme. Në fund gjykata e dënoi me dy vite e katër muaj burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!