×
  • Lajme
  • Botë

    Britania e Madhe “zhduk” certifikatën e vaksinimit nga qarkullimi

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 23:45

    Britania e Madhe pritet të eliminojë certifikatën e vaksinimit ose siç njihet ndryshe greenpass. Aktualisht në vend, kjo çertifikatë kërkohet për tu futur në diskotekë dhe në eventet me shumë njerëz. Heqja e certifikatës së vaksinimit mund të ndodhë më 26 janar, atëherë kur do të rishikohen masat anti-Covid.

    Gjithashtu mendohet të hiqet dhe mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa pritet të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqane. Këto ndryshime vijnë pas të dhënave inkurajuese të javëve të fundit.

    Numri i rasteve në Britaninë e madhe po shënon rënie çdo javë, ashtu si edhe shtrimet në spitale. Sipas disa shkencëtarëve, vala e variantit Omicron ka arritur kulmin e saj dhe tani Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar tashmë periudhën e vështirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!