×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Kurti: Përgjigjja për anëtarësimin në KiE s’është më në Prishtinë, kërkesa që Asociacioni të jetë kusht është rrëzuar tri herë

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 13:14

    Kryeministri i Kosovës në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës se nuk ka se çfarë të bëhet më shumë, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet. Kreu i qeverisë tha se përgjigjja se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës në KiE nuk është më në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas Kurtit, Kosovës i janë bërë shumë padrejtësi në të kaluarën.

    “Më besoni që po të varet prej meje do të vendosej në agjend, dhe do të vendosej për Kosovën. Me 82% Asambleja Parlamentare ka votuar për Kosovën. Nuk mund ta marrë atë rol që të flas në vend të shteteve aty. Çka spaska plotësuar Kosova. Pse Raporti konstaton në mënyrë të qartë vlerësimin më të lartë për Kosovën. Nuk kemi çka të bëjmë më shumë, shpresoj më të mirën dhe për 17 maj, përgjigja në pyetjet se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës, nuk është më në Prishtinë, ka plotësuar gjithçka, ka përjetuar shumë padrejtësi në të kaluarën. Skemi përgjegjësi e as faj për këtë gjë”, tha Kurti.

    Rreth asaj se a mund të izolohet Kosova, Kurti tha se s’mund të flasim për izolim kur sivjet ka ndodhur liberalizimi.

    “Nuk izolohet Kosova, duhet të jemi të ndjeshëm edhe ndaj kërkesa të aleatëve, por e kemi Ligjin dhe Kushtetutën. Bashkëpunojmë me ndërkombëtarët edhe me shtetet skeptike e shtetet mosnjohëse. Izolimi nuk është askund. S’mund të flasim për izolim kur ka ndodh liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

    Kryeministri Kurti tha se ka rend të dakordimeve, fillimisht marrëveshja bazike e pastaj aneksi i zbatimit. Ai përmendi edhe kur me 18 mars të vitit 2023 kishte ofruar që ta shkruante draft-statutin në tri shtylla, por që ishte refuzuar.

    “Nuk ka mundësi nga pikëpamja e qeverisë që të flitet për Asocciacion pa ja filluar rend nga marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit. Pra rendi i dakordimeve është i këtillë. Me 18 mars vitin e kaluar në Ohër, kam ofruar që ta shkruaj draft-statutitn me tri shtylla. Nuk dëshironin të dëgjonin për këtë dhe për më tepër mu tha që ekipi menaxhues e shkruan draft-statutin. Vërejtja ime ishte unë jam krymenaxheri si kryeministër, mund ta shkruaj, jo më thanë duhet ekipi meanxhues”, tha ai.

    “Ndërkombëtarët e panë që me atë ekipin meanxhues ska ku shkohet, unë propozova konceptin e modelit kroat, por u refuzua, sepse Serbia me Kroacinë kanë marrëveshje, e dyjat kanë dalë nga lufta, dhe Kroacia është në BE dhe NATO, e morra një shembull brenda përvojës së Beogradit Zyrtar, por kjo u refuzua. Refuzimet ndodhën. Nuk mund të kthehemi në vitin 2013, dhe sot me 8 maj kërkesa për ta bërë kusht e parakusht është rrëzuar tri herë. Po folim për një temë që ka marrë votë negative tri herë. Dy herë në Këshill dhe një herë në Asamble Paralamentare. E kemi të pamundur të bëjmë më shumë se biem në kundërshtim edhe me Asamblenë. Tash ne presim që gjithçka të shkoj mbarë e mirë me datën 17 maj, nuk varet veç prej neve, varet pre atyre që votojnë atje”, tha kryeministri Kurti./Reporteri.net/

    Kurti: Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!