×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e presidentes Osmani

    Teksasi merr vendim që të shënojë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 13:17

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pasur një takim me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.

    Osmani ka thënë se me Abbott kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

    Presidentja Osmani tha se Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv. Ajo njoftoi për një vendim që ky shtet ka marrë përmes së cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, në Teksas.

    “Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

    Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
    E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!