×
  • Lajme
  • Botë

    Harta, ku janë pllakat lëvizëse tektonike të Tokës?

    Reporteri
    10 Shkurt 2023 | 10:06

    Më 6 dhe 7 shkurt, juglindja e Turqisë dhe veriperëndimi i Sirisë janë goditur nga tërmete shkatërruese. Përveç lëkundjes kryesore që arriti një magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter, më shumë se 20 pasgoditje me magnitudë nga 5.0 në 7.5 ballë u regjistruan në rajonin e goditur nga tërmeti rreth Gaziantepit.

    Që nga e hëna, numri i të vdekurve nga fatkeqësia është rritur në 21,000 në Turqi dhe Sirinë fqinje, sipas CNN.

    Shkaku i tërmetit Turqi-Siri, dhe të gjithë tërmeteve të tjera, qëndron në fenomenin e tektonikës së pllakave, domethënë zhvendosja kontinentale e pllakave që përbëjnë mantelin e Tokës.

    Siç tregon grafiku, disa pllaka të tilla takohen në Turqi, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun e tërmeteve të rënda.

    Akoma më e rëndësishmja, disa pllaka në Turqi lëvizin në mënyrë konvergjente, pra po i afrohen njëra-tjetrës, gjë që gjithashtu i bën më të mundshëm tërmetet e mëdha sesa në vendet ku pllakat largohen.

    Më konkretisht, çarja e Anadollit Lindor, përgjatë të cilit ndodhi tërmeti i kësaj jave, karakterizohet nga një kufi konvergjent me pllakën afrikane në jug dhe një kufi transformues i lëvizjes horizontale me pllakën euroaziatike në veri.

    Turqia shtrihet në Pllakën e Anadollit, e cila është në vijën e tensionit midis Pllakës Arabe dhe Euroaziatike.

    Pllaka Afrikane, e cila kontribuoi në formimin e Alpeve 60 milionë vjet më parë duke u zhvendosur në veri, kufizohet gjithashtu me Pllakën e Anadollit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!