×
  • Lajme
  • Botë

    Incidenti i frikshëm në aeroportin rus: Avioni përplas punonjësin në pistë, publikohen pamjet e rënda

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 14:42

    Një aksident i çuditshëm ndodhi më 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo në Rusi, pasi një Airbus A320 gjigant përplasi një nga teknikët.

    Piloti ishte nisur në pistë dhe mesa duket nuk e ka vënë re punonjësin që ka përfunduar nën pajisjen e përparme të aeroplanit.

    Tekniku ka pësuar lëndime në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Piloti i Airbus 77-tonësh është marrë në pyetje dhe komisioni hetimor ka bërë kallëzim penal për “shkelje të rregullave të sigurisë”, sipas The Sun.

    “Pacienti është në terapi intensive, ndërsa i është prerë njëra këmbë.

    Pas një vonese prej tre orësh e gjysmë, aeroplani u nis për në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!