×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte “live” duke prezantuar emisionin e tij në radio, gazetari vdes papritur

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 19:57

    Gazetari britanik, Tim Gough, ka vdekur papritur ndërsa ishte në transmetim me emisionin e tij në radio.

    Fillimisht emisioni u ndërpre papritur për disa minuta, ndërsa më pas nisi një listë më këngë, por zëri i 55-vjeçarit nuk u dëgjua më.

    “Jemi të dëshpëruar t’ju informojmë se miku ynë i dashur dhe drejtuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë sot teksa prezantonte emisionin e tij. I dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, djalit, motrës, vëllait dhe nënës së tij. Tim bëri atë që donte. Ai ishte 55 vjeç”, shkoi në llogarinë e Twitter-it stafi drejtues i radios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!