×
  • Lajme
  • Botë

    “Mbysin haramin”, talebanët derdhin në kanal 3 mijë litra alkool: Profeti i ka mallkuar ata që e prodhojnë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 10:12

    Disa agjentë të shërbimit inteligjent të Afganistanit sekuestruan dhe derdhën në një kanal në Kabul 3.000 litra alkool.

    Ky veprim u argumentua nga inteligjenca afgane, si një përpjekje për eliminuar shitjen e alkoolit, nga regjimi i ri i talebanëve.

    Këto pamje u shpërndanë nga drejtoria e përgjithshme e inteligjencës, e cila në një mesazh në Twitter thekson se “myslimanet duhet ta marrin seriozisht heqjen dorë nga prodhimi dhe shitja e alkoolit”.

    “Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga myslimanlt të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.

    Agjencia e inteligjencës afgane e përfshirë në këtë operacion thekson se tre shitës alkooli janë arrestuar.

    Urdhri tjetër i telebanëve ka qenë heqja e kokave të modeleve të vendosura nëpër dyqane.

    Dyqanet e veshjeve në provincën perëndimore  në Herat të Afganistanit kanë filluar të heqin kokat  e modeleve të ekspozuar, në përputhje me direktivat e reja të dhëna nga zyra lokale e ministrisë së talibanëve për Udhëzim Islamik.

    Obeidullah Yari, një drejtues lokal i komunitetit të biznesit, i tha Zërit të Amerikës të hënën se rreth 20% e dyqaneve në kryeqytetin e provincës,  e kanë zbatuar tashmë urdhrin për t’i shpëtuar dënimit.

    Ministria për Promovimin e Virtytit, e cila është përgjegjëse për administrimin e interpretimit të Islamit nga talebanët, dekretoi javën udhëzimin që “manekinëve” të dyqaneve duhet t’u hiqen kokat pasi janë fyese ndaj Islamit, duke paralajmëruar se shkelësit do të ndëshkohen.

    Pronarët e qendrave tregtare dhe shitësit e veshjeve fillimisht kritikuan direktivën e talebanëve, duke u thënë mediave afgane se manekinët përdoreshin gjithashtu për të ekspozuar rroba në qarqe të tjera islamike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!